Komuna mbështet 153 bletarë malishevas

MalishevëPostuar: 10:02 / 03.10.2018

Komuna e Malishevës, në kuadër të përkrahjes në fushën e bujqësisë, sot i ka përkrahur bletarët, me mjete konkretizuese për bletë. Numri i bletarëve të përkrahur është 153 bletarë, aq edhe sa kanë aplikuar, ndërsa janë përkrahur me mjete, varësisht nga numri i bletëve që i kanë.

Në shpërndarjen e këtyre mjeteve për bletarë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bletarët përfitues.

“Ne po përpiqemi që ta përkrahim sektorin e bujqësisë, përfshi edhe bletarinë, edhe pse nevojat janë shumë më të mëdha se mundësitë që kemi, por brenda këtyre mundësive, jemi duke bërë të pamundurën. Ju i gëzofshi këto mjete, dhe uroj që të kemi sa më shumë prodhim”, tha kryetari Begaj, gjatë shpërndarjes së mjeteve për bletarët.

Ndërsa drejtori Hoxha, ka bërë të ditur, tha se “edhe kjo përkrahje për bletarët, sikur edhe përkrahja në të gjitha fushat e bujqësisë, bëhet me qëllim të përkrahjes dhe stimulimit të bujqve, fermerëve e bletarëve, që të merren me bujqësi, në këtë rast të merren me kultivimin dhe rritjen e bletëve, që tregu ynë të ketë vetëm prodhime vendore”.

“Kjo nuk është as përkrahja e parë dhe nuk do të jetë as e fundit, pasi ne në vazhdimësi do të mundohemi që t’iu dalim në krah bletarëve dhe bujqve në përgjithësi, pasi bujqësia është prioritet mbi prioritete”, tha drejtori Hoxha.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...