Komuna ndan 50 mijë euro bursa për studentë

SkënderajPostuar: 16:16 / 18.01.2019

Komuna e Skenderajt ka shpallur sot konkursin publik për ndarjen e bursave për studentë të kësaj komune.

Kryetari Bekim Jashari, ka thënë se vlera e përgjithshme e kësaj mbështetjeje është 50 mijë euro, nga të cilat do të përfitojnë 100 studentë, përkatësisht 500 euro për student, transmeton InfoKomuna.

“Ky është vetëm një nga veprimet tona drejt përmirësimit dhe sigurimit të kushteve më të mira për studentët e komunës sonë, në avancimin e tyre profesional. Shpërndajeni sa më shumë këtë informatë, në mënyrë që studentët tanë të përfitojnë nga kjo mundësi”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt”, ka shkruar Jashari.

Informatat e hollësishme rreth konkursit, janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës:

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...