Komunat në veri ende me rregullore të UNMIK-ut, nuk paguajnë tatimet

Mitrovica Ver.Postuar: 09:59 / 30.08.2017

Ligji për Tatimin në Pronë dhe ai për lejet e Ndërtimit vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në katër komunat veriore (Mitrovica e Veriut, Zubin -Potoku, Leposaviqit dhe Zveçanit).

Dy prej tyre, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Zveçanit vazhdojnë të veprojnë në bazë të një vendimi nga koha e UNMIK-ut, i cili nuk parasheh të hyra nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, shfrytëzimi i pronave publike apo nga burimet e tjera të të hyrave komunale, shkruan Koha Ditore.

Kjo ka bërë që të hyrat vetjake të këtyre komunave gjatë vitit 2016 të jenë vetëm 50 mijë e 550 euro.

E këto të hyra janë realizuar vetëm nga taksat administrative dhe ato për certifikatat e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjeve.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...