Komunës së Prishtinës i shtohen edhe tri drejtori të reja

PrishtinëPostuar: 09:49 / 25.05.2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sjellë vendim që të ndryshojë strukturën e kabinetit të tij qeveritar, ndaj ka rritur numrin e drejtorive komunale edhe për tri.

Njësoj pati vepruar edhe në mandatin e parë, të cilin, sapo e mori, e rriti edhe me dy drejtori më shumë.

Kur Ahmeti e mori mandatin për herë të parë në Prishtinë, Komuna përbëhej prej 11 drejtorive, sa i kishte pasur që prej shumë vjetësh. Por tani Komuna e Prishtinës ka 16 drejtori, pra është rritur për pesë sosh, gjatë dy mandateve të Ahmetit, shkruan sot Koha Ditore.

E kjo rritje, sipas opozitës dhe shoqërisë civile, është bërë kryekëput për të përmbushur aspirata politike, të cilat e dëmtojnë rëndë buxhetin e institucionit.

Ndërkohë që drejtues të Komunës së Prishtinës kanë heshtur përballë insistimeve të “Kohës Ditore” që të marrë përgjigje në lidhje me atë se çfarë ka synuar të bëjë qeveria Ahmeti përmes rritjes së numrit të drejtorive. Prej tri ditësh gazeta nuk ka arritur të marrë përgjigje për nevojën e rritjes së numrit të drejtorive as nga kryetari Ahmeti e as nga Zyra për informim e Komunës.

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.