Komuniteti e Komuna iniciojnë themelimin e Teatrit të Fushë- Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 13:53 / 31.10.2018

Një grup artistësh, në njërën anë, dhe autoritetet komunale, në anën tjetër, e kanë iniciuar themelimin e Teatrit të Qytetit të Fushë-Kosovës. Kryetarit të kësaj komune, Burim Berisha, tashmë i janë adresuar kërkesat për ta bërë me institucion teatror qytetin.

Derisa një grup prej tre artistësh – Kastriot Saqipi, Brahim Basha e Basri Shala – kërkesën drejtuar Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës e kanë protokolluar në fillim të shtatorit – drejtoresha për Kulturë e këtij qyteti, Nurije Avdiu, një kërkesë për inicimin e procedurave për themelimin e këtij institucioni e ka dorëzuar te kryetari ditën e hënë.

Themelimi i një institucioni që do ta ringjallte jetën teatrore në qytetin e Fushë-Kosovës është pikë e përbashkët. Drejtoria për Kulturë do të propozojë që teatri amator “Qëndresa” të shndërrohet në teatër të qytetit. Ky grup teatror, që herë pas here me subvencione komunale ka realizuar shfaqje në Qendrën e Kulturës së këtij qyteti, ka traditë 45-vjeçare.

Sipas Avdiut, ideja është që teatri amator “Qëndresa”, që funksionon si organizatë joqeveritare, të shndërrohet në teatër të qytetit/ E.Berisha.

KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.