Konfiskohen produkte të mishit me afat të skaduar në Skenderaj

SkënderajPostuar: 23:13 / 07.09.2018

Vetëm pak ditë më parë kur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili pati apeluar të gjithë qytetarët, që të paraqesin rastet e produkteve me afat të skaduar tek organet kompetente, me qëllim për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, sidomos fëmijëve, një aksion tjetër i Inspektorëve komunalë të Komunës së Skenderajt, ka rezultuar me gjetjen produkteve me afat të skaduar në dyqanet e bashkësisë lokale të Likocit.

Në raportin e Inspektorëve theksohet se brenda dy ditëve, gjatë inspektimit të dyqaneve, janë konfiskuar sasi e produkteve ushqimore, e cila ka qenë me afat të skaduar, të rrezikshme për jetën e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve nxënës pasi këto produkte janë gjetur në dyqanet afër shkollave fillore në fshatrat Çirez dhe Likoc.

Inspektorët komunalë kanë konfiskuar tërë mallin me afat të skaduar, kurse ndaj pronarëve të dyqaneve janë shqiptuar gjoba deri në 400 euro.

Përveç gjëra ushqimore, inspektorët kanë konfiskuar edhe produkte mishi, jo të sigurt për konsum, pasi nuk ka pasur dokumentacion përkatës (pa prejardhje dhe deklaracion).

Kryetari Jashari ka kërkuar angazhim më të madh nga ana e inspektorëve, në aktivitetin e tyre inspektues ndaj dyqaneve në përgjithësi, por me theks të veçantë afër shkollave, për shkak të fëmijëve nxënës që blejnë gjëra të ndryshme ushqimore. /InfoKomuna/

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...