KPF në Istog shqyrton raportin financiar për tremujorin e parë të vitit 2020

IstogPostuar: 13:16 / 12.05.2020

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Istogut i kryesuar nga kryesuesi Qaush Balaj në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi disa pika që kishte në rend të ditës.

Komiteti për Politikë dhe Financa gjatë mbledhjes shqyrtoi këto pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin 2019;

Shqyrtimi i Raportit Financiar për tre mujorin e parë të vitit 2020;

Marrja e vendimit për Bartjen e mjeteve financiare nga vitet 2018,2019 nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara në vitin 2020.

Të gjitha këto pika i kalohen Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim. /InfoKomuna/