KQZ raporton se zgjedhjet po zhvillohen në rregull dhe pa ndonjë pengesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e dytë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 11:00, ku në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë.
Elezi, tha se pjesëmarrja më e madhe e votuesve vërehet në Mitrovicën e veriut.“Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë.
Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo:
1. Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %.
2.Zubin Potok 65 votues apo 1%.
3.Zveçan 29 votues 0.42%
4.Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.
Elezi ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime.