KRU ”Hidrodrini” mbulon shpenzimet e rrymës së pompave për 12 fshatrat e Istogut

IstogPostuar: 13:38 / 09.03.2020

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se do të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për tre rezervarët e pompimit, 600, 300 dhe 150 metra kub ujë.

Këto pompa do të ndërtohen në kuadër të projektit për ndërtimin ujësjellësit për zonën lindore të Komunës së Istogut, nga i cili do të përfitojnë 12 fshatra të këtij rajoni.

“Me këtë zotim dhe mbulueshmëri financiare të shpenzimeve të energjisë për pompa, nga KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë, konsumatorëve të fshatrave përfituese, Shushicë, Rakosh, Zhakovë, Uçë, Bollopojë, Veriq, Mojstir, Syne, Cerkolez, Syriganë, Kerrninë dhe Padalishtë do tu mbetet të mbulojnë me pagesë, vetëm faturat mujore të ujit që do e shpenzojnë”, deklaron kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Agron Tigani.

Nga projekti do të përfitojnë rreth 8 mijë konsumatorë të rajonit në fjalë, të cilët me përfundimin e projektit, që sipas dinamikës pritet të zgjasë një vit nga dita e fillimit të punimeve, do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.