Kryetari Aliu bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj

FerizajPostuar: 14:16 / 06.03.2024

Në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, me përkulje e nderim për sakrificën sublime, veprën heroike të Dëshmorëve të Kombit për lirinë e Kosovës, prirë nga Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Familja Jashari dhe luftëtarët e lirisë me emblemën e lirisë - Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

“Lavdi Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Lavdi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” – tha ndër të tjera kryetari Aliu.
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...