Kryetari Aliu nënshkruan super projektin 5 milionësh për rregullimin e shtratit të Lumit “Shtimjana”
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se super projekti 5 milionësh për rregullimin e shtratit të Lumit “Shtimjana” po realizohet, ku me këtë rast ka nënshkruar Memorandumin me ministrin Liburn Aliu.
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
“Superprojekti 5 milionësh për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana” po realizohet
Me Ministrin Aliu, sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin për rregullimin e shtratit të "Lumit Shtimjana".
Gjithashtu, pamë nga afër hapësirat e gjatësisë së lumit ku do të kryhen punimet e këtij superinvestimi.
Së bashku me partnerët e koalicionit, do të regjistrojmë edhe një premtim më shumë elektoral të përmbushur përmes këtij investimi në vlerë totale plot 5 milionë euro.
Punë të mira, projekte konkrete, infrastrukturë moderne.”