Kryetari Aliu priti në takim ekipe të KFOR-it Amerikan

FerizajPostuar: 17:36 / 20.02.2024

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur sot në komunë ekipe të KFOR-it Amerikan, ekipi në ardhje dhe ata që shërbyen deri më tani.

Lidhur me këtë takim, kryetari Aliu, ka shkruar:

“Mirëprita në zyrën time sot, ekipet e ngushta të KFOR-it amerikan, ekipi në ardhje dhe ata që shërbyen deri më tani, në përbërje të Komandantit të LMT-së në Ferizaj, Joseph Mabry bashkë me Nënkolonelin John Melendez zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-lindje, si dhe ekipin në ardhje me komandantin e ri të LMT-së, Toger Douglas Richardson si dhe Nënkolonelin Robert Morris, Zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-lindje, rreshterin e klasit të parë Dustin Moore dhe bashkëpunëtorë ku shpreha falënderimin tonë për angazhimin e tyre si dhe mirëseardhjen për ekipin e ri, ku do të vazhdoj bashkëpunimi ynë për sigurinë e gjithë qytetarëve.”
 

PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...