Kryetari Ballazhi priti në takim përfaqësuesit e projektit Up To Youth të USAID-it
Hani i ElezitPostuar: 18:09 / 26.01.2024
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se bashkë me drejtoreshën e re për kulturë, rini e sport, Arbenitën, u takuan me përfaqësuesit e projektit Up To Youth të USAID-it, Antigona Dajakaj Fejza, Ramadan Berisha dhe Mevlane Kalisi, ku diskutuan për planet dhe vizionin për rininë.
“Pas bashkëpunimit të mirëfilltë që kemi pasur me Up to Youth - USAID përgjatë shumë viteve, edhe sot e definuam se ne si Komunë dhe ekzekutiv komunal jemi të përkushtuar të jemi krah rinisë për angazhimin e tyre në qytetarinë aktive, me aktivitete e projekte të ndryshme.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Ballazhi.