Kryetari Ballazhi vizitoi Komunën e Likovës në Maqedoninë e Veriut

Hani i ElezitPostuar: 15:18 / 31.01.2024

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, bashkë me një pjesë të ekipit realizuan një vizitë në Komunën e Likovës, ku u mirëpritën nga kryetari Erkan Arifi dhe stafi i tij.

Lidhur me këtë vizitë, kryetari Ballazhi ka shkruar:

“Ky takim kishte karakter miqësor, por edhe shkëmbyem përvojat tona me të arriturat, sfidat dhe problemet që na prekin të dyja komunat duke , e në fund u koordinuam që të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy institucioneve tona komunale.
Më tej vazhduam me një vizitë në Shkollën e Mesme "Ismet Jashari" në Likovë, si dhe te Varrezat e Dëshmorëve.
Falënderoj Kryetarin e Likovës Erkan Arifi dhe stafin e tij për mikëpritjen!”