Kryetari Begaj premtoi përkrahje për fermeren nga Pllaqica

MalishevëPostuar: 13:11 / 30.05.2018

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, sot kanë vizituar fermeren Gentianë Mustafa-Maloku, nga Pllaqica, e cila ka hapur një biznes familjar dhe merret me kultivimin e perimeve. Përkatësisht, kjo fermere ka ndërtuar 27 ari serrë.

Gjatë vizitës, kryetari Begaj dhe drejtori Hoxha, janë njoftuar me punën që janë duke bërë kjo familje, në kultivimin e perimeve, si dhe me problemet që kjo familje përballet, pasi ky është viti i parë i kultivimit të perimeve.

Sipas fermeres Mustafa-Maloku, përkundër angazhimit familjar, janë duke u përballur me problemit e ujit për ujitje, pasi nuk kanë ujë të mjaftueshëm për ujitjen e serrave.

Kryetari Begaj, i ka dhënë përkrahje për punën që janë duke bërë si familje, dhe si grua fermere, ndërsa i ka premtuar përkrahje nga ana e Komunës së Malishevës, për sigurimin e ujit për ujitjen e serrave, pasi hapësira është shumë e madhe, por edhe prodhimi në serrë është shumë i mirë.

Kjo përkrahje e komunës, është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës, në fushën e bujqësisë. /InfoKomuna/

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...