Kryetari Berisha priti në takim Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

Fushë KosovëPostuar: 17:48 / 08.02.2024

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha me bashkëpunëtorët komunal dhe përfaqësuesit e policisë sot priti në takim delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës së kryesuar nga zëvendësministri, Shemsi Syla.

Në këtë takim është diskutuar për çështjet e planifikimit dhe reagimit në situatat emergjente.

Ka qenë pajtim i plotë që koordinimi mes akterëve institucional dhe kapaciteteve në sektorin privat dhe përgjithësisht të shoqërisë duhet të përdoren në mënyrë që reagimi në rastet kur është e nevojshme te jetë efektiv.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar nevojës së edukimit të qytetarëve për mënyrat e sjelljes dhe reagimit në situatat emergjente.

Kryetari Berisha ka nënvizuar faktin që siguria në komunën tonë është një prioritet thelbësor për të gjithë banorët dhe autoritetet vendore. Në një mjedis të sigurt, banorët kanë mundësinë të jetojnë dhe punojnë në një ambient të qetë dhe të mbrojtur.

Kryetari Berisha theksoi se është detyra jonë e përbashkët të kujdesemi për sigurinë dhe mirëqenien e njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Syla ka informuar në detale lidhur me aktivitetet që po bën Ministria e Mbrojtjes për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme komunave për të ngritur kapacitetet komunale ne sektorin e reagimit në rast të emergjencave.
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.