Kryetari Bulliqi mbanë takim me banorët e Gllamnikut dhe fshatrave përreth

PodujevëPostuar: 10:10 / 05.03.2024

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në vazhdën e takimeve, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me banorët e Gllamnikut dhe fshatrave përreth.

Lidhur me këtë takim, kryetari Bulliqi ka shkruar:

“Nga takimi i djeshëm me banorët e Gllamnikut dhe fshatrave përreth.
Nga takimet tona me qytetarë ne po i prioritizojmë projektet për secilin lokalitet, nga këto takime po informohemi edhe më mirë me problemet që ballafaqohen qytetarët në përditshmëri, por edhe po diskutojmë për zgjidhjet më adekuate.
Të gjitha punët e projektet do t'i bëjmë në koordinim e bashkëpunim me banorët për të mirën e përgjithshme.
Faleminderit Gllamnikut dhe fshatrave përreth, kurse ne vazhdojmë me tubimin e sotëm në shkollën e fshatit Sfeçël.”
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...