Kryetari Bulliqi zhvilloi bashkëbisedim të hapur me nxënësit e shkollës "Shaban Shala" për orientimin në karrierë

PodujevëPostuar: 10:15 / 27.03.2024

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se dje, kanë zhvilluar bashkëbisedim të hapur e të këndshëm me nxënësit e shkollës "Shaban Shala" për orientimin në karrierë.

“Me kënaqësi ju kam përgjigjur pyetjeve kurreshtare të nxënësve rreth jetës profesionale, personale e karrierës në përgjithësi.
Nxënësit i inkurajova që ëndrrat që i kanë të punojnë shumë e me vendosshmëri për t'i realizuar, duke punuar me përkushtim e me dashuri. Secila sfidë është e tejkalueshme, kur qëllimet dhe vizioni janë të qarta.
E falënderoj profesorin Dardan Kosumi për organizimin e këtij bashkëbisedimi me nxënës e ku bashkë me kryetarin e Gjykatës Themelore në Podujevë, Minir Hoti dhe me Shefen e Operativës Policore në Podujevë, Antigona Çitaku-Dibrani rrëfyem për jetën dhe karrierën tonë.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Bulliqi lidhur me këtë takim.
 

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...