Kryetari Elezaj nënshkruan marrëveshje me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

KlinëPostuar: 15:28 / 31.01.2024

Nënshkruhet marrëveshje bashkëfinancimi me MZHR në vlerë 446 000 euro për rregullimin e trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë.

Lidhur me këtë marrëveshje, kryetari Elezaj ka shkruar:

“Kisha kënaqësinë që bashkë me nënkryetaren e komunës, Marqe Selmanaj, dhe drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, të presim në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, të cilin e njoftova lidhur me gjendjen ekonomike, sociale, nevojat që kanë qytetarët e Klinës dhe projektet të cilat i kemi planifikuar këtë vit.
Me ministrin Damka nënshkruam një marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 446 400 euro për fazën e dytë të projektit për rregullimin e trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë.
Vlera e parallogaritur e projektit është 446 400 euro, ku 270 000 është vlera e investimit nga MZHR, ndërsa 176 400 euro do të paguhen nga buxheti i komunës. Projekti është planifikuar që të fillojë në këtë vit, ndërsa do të përfundojë në vitin e ardhshëm.
E falënderoj ministrin Damka për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëfinancimin e këtij projektit shumë të rëndësishëm për qytetin e Klinës.”