Kryetari Ferati vizitoi Federatën Pan-Shqiptare gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës, ku u prit nga sekretari i Vatrës Dr.Pashko Cama.
“Biseduam për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Vatrës për çështjen kombëtare dhe komunitetin shqiptar në mërgatën e Amerikës si dhe për punën 2 vjeçare në zhvillimin ekonomik e demografik të komunës tonë.
Në shenjë respekti dhe nderimi mu dhurua mirënjohje për babain tim, Fadil Feratin, për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në vazhdimësi me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës "VATRA" dhe për avancimin e aspiratave tona kombëtare.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Ferati.