Kryetari Haliti mirëpret heqjen e Vitisë nga karantina

VitiPostuar: 16:47 / 03.05.2020

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e hyrje-daljeve nga kjo komunë.

Ai e mirëpret këtë vendim, pasi Vitia si vatër e parë e infektimit me koronavirus në Kosovë edhe është goditur më së shumti.

Sipas tij, vendosja e gjithë territorit të Komunës së Vitisë në karantinë, pa e mbështetur me masa përcjellëse, ka qenë e vështirë dhe barrë për institucionet komunale dhe mekanizmat tjerë që janë marrë me menaxhimin e situatës. Sidoqoftë ai ndihet i lehtësuar që gjendja me gripin pandemik është në përmirësim e sipër dhe Vitia tashmë ka 20 të shëruar.

Mirëpo, kryetari Haliti kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të shmangin daljet e panevojshme, pasi rrethanat e reja nuk duhet të shërbejnë për relaksim, por duhet akoma vëmendje, sepse rreziku nuk ka kaluar plotësisht.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim sot për daljen nga karantina edhe për Klinën dhe Malishevën. Këto masa lehtësuese vijnë pas uljes së numrit të të prekurve me Covid-19, derisa ka rritje të numrit të të shëruarve. Megjithatë, lirimi nga masat e plota do të jetë gradual dhe në disa faza. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...