Kryetari Hamza priti në vizitë një delegacion nga Vlora

MitrovicëPostuar: 11:43 / 17.02.2024

Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim një delegacion nga Vlora, në krye të të cilit ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Në këtë takim, të dy kryetarët kanë shprehur urimet e tyre për festën e Pavarësisë dhe kanë vlerësuar rrugëtimin e gjatë të Kosovës në drejtim të shpalljes së saj si shtet i pavarur.

Gjatë këtij takimi, u shprehën dhe dëshira për thellimin e bashkëpunimit mes të dy komunave për të ndërtuar lidhje të ngushta në fushat e interesit reciprok.
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.