Kryetari Haskuka në pritje të propozimeve të LDK-së për Ekzekutiv

PrizrenPostuar: 12:56 / 12.01.2018

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të enjten ka bërë të ditur se është në pritje të propozimeve nga dega e LDK-së për postin e nënkryetarit dhe të udhëheqësve për tri drejtoritë në Ekzekutivin lokal.

Sipas tij, refuzimi i Hatim Baxhakut për ta marrë postin e nënkryetarit ka bërë që të kërkohet një emër i ri, por që ka kredibilitet për të qenë nënkryetari i parë i Komunës.

“Zotëri Hatim Baxhaku ka bërë të ditur qëndrimin që nuk e pranon këtë post dhe tani presim nga LDK-ja që të na japë një propozim tjetër. Deri më tani nuk kam marrë një emër tjetër. Por pres që LDK-ja të na propozojë një person që ka kredibilitet për këtë pozitë dhe shpresoj se do të jetë kështu”, ka thënë Haskuka, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë ai ka pohuar se në Ekzekutivin lokal pritet që LDK-ja të udhëheqë 3 drejtori, NISMA me 3 drejtori, derisa subjektet e komuniteteve joshumicë do të kenë nga një drejtori.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...