Kryetari i Istogut Haki Rugova nuk i përgjigjet ftesës së Gjykatës, shtyhet seanca ndaj tij

IstogPostuar: 11:01 / 21.05.2018

Në Gjykatën Themelore të Pejës është shtyrë seanca ndaj kryetarit të Istogut Haki Rugova për datë të pa caktuar.

Shtyrja u bë, pasi që në Gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari Rugova. Kjo është hera e dytë që kryetari i Istogut nuk paraqitet në seancën e shqyrtimit fillestar, raporton KTV.

Herën e kaluar Rugova përmes një shkrese dërguar Gjykatës mos prezencën në Gjykatë e kishte arsyetuar me mungesë te avokatit.

Kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj ka thënë se është njoftuar se ftesa për seance i është dërguar kryetarit por që nuk ka marrë njoftim me shkrim. Në rast se vërtetohet se ftesa i është dorëzuar me kohë atëherë Lokaj ka thënë se do ta urdhërojë policinë që Rugovën ta shoqërojnë me polici në Gjykatë.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...