Kryetari i komunës që nis punën para orës 6

Hani i ElezitPostuar: 11:02 / 10.01.2018

Është një komunë e vogël, por që tash e tre mandate nuk e ka ndërruar kryetarin e saj i cili nuk vjen nga asnjë subjekt politik.

Është kjo komuna e Hanit të Elezit që për kryetar ka të pavarurin Rufki Suma.

Kryetari Suma, i ftuar në emisionin e mëngjesit të KTV-së, “SOT”, ka treguar për komunën e tij dhe për punën që ai bën për qytetarët e tij.

Ai ka treguar se dyert e komunës hapen qysh para orës 6 të mëngjesit.

“Unë dal në punë para orës 6 dhe palët nisin të vijnë në komunë që nga ora 7”, ka thënë Suma në këtë emision, transmeton Koha.net.

Ai ka folur edhe për ndotjen e ajrit në komunën e tij, e cila tha se vjen kryesisht nga fabrika “SharrCem”, por tha se kjo fabrikë punëson një numër të konsiderueshëm të punëtorëve dhe për këtë arsye nuk ka se çfarë të bëhet edhe aq në këtë drejtim.

“Atje ku ka gurthyes, është problem të bëhet mbrojtja e ambientit. Por, pas përfundimit të punëve, kompanitë duhet të bëjnë gjelbërimin e asaj zone, por shumë prej tyre nuk veprojnë kështu”, tha ai.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.