Kryetari Idrizi zhvilloi takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

VushtrriPostuar: 12:25 / 27.03.2024

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me shfrytëzimin e disa pronave të Ministrisë së Drejtësisë në Komunën e Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

“Takim me ministren e drejtësisë

Sot pata një takim me ministren e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, ku bashkërisht diskutuam për mundësinë që të marrim në shfrytëzim disa prona të Ministrisë së Drejtësisë në Komunën e Vushtrrisë, që të njëjtat t’i shfrytëzojmë për nevojat e qytetarëve tanë.

Gjithashtu, diskutuam edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve lokale dhe qendrore në adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, theks të veçantë i kushtuam rekomandimeve që dalin nga Strategjia për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje.

Ministren Haxhiu e falënderoj për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar!”