Kryetari Ilazi inspekton punimet në projektet kapitale

KaçanikPostuar: 11:22 / 13.11.2018

Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, përcolli nga afër ecurinë e punimeve në disa projekte kapitale, të cilat janë duke vazhduar me intensitet të shtuar në ndërtimin e objektit të ri në shkollën fillore të Fshatit Kovaqec, projekt i financuar në tërësi nga buxheti komunal.

Kryetari vizitoi edhe vendpunishten në projektin e sapo filluar në ndërtimin e trotuarit në Provoli, në kuadër të projektit “ Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale”.

Kryetari gjithashtu vizitoi Kompleksin Memorial të Varrezave të dëshmorëve, ku tashmë ka përfunduar projekti i ndriçimit publik në këtë kompleks.

Kryetari tha se varrezat e dëshmorëve do të mbeten një vend i shenjtë dhe i krenarisë për të gjithë ne, ndërsa përkujdesja ndaj tyre do të jetë gjithmonë obligim dhe prioritet i yni. /InfoKomuna/