Kryetari Latifi ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

RahovecPostuar: 17:15 / 13.03.2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Postimi i plotë i kryetarit Latifi:

“Me bashkëpunëtorë, prita në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Petrit Malaj.
Kurdoherë e kemi dëshmuar se marrëdhënia jonë është vëllazërore. Natyrisht, Rahoveci e ruan dhe e kultivon traditën e bashkëpunimit dhe është shtëpia e të gjithë shqiptarëve.
Ambasadorin Malaj e urova për detyrën e re në misionin diplomatik dhe e falënderova për vizitën në Rahovec.”
 

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.