Kryetari Latifi nderoi dëshmorët e rënë mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Randobravë
RahovecPostuar: 11:06 / 26.03.2024
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë - veteranë të UÇK-së, në 25-vjetorin e rënies së tyre mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Randobravë, nderuan 7 dëshmorët: Ragipi Hotin (vëllaun e Ukshin Hotit), Xhemajli e Shukri Hoti, Sami e Agim Nalli, Agim Hoti dhe Njazi Gashi.
“Bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë - veteranë të UÇK-së, në 25-vjetorin e rënies së tyre mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Qëndresë (Randobravë), nderuam shtatë dëshmorët: Ragip Hotin (vëllaun e Ukshin Hotit), Xhemajli e Shukri Hotin, Sami e Agim Nallin, Agim Hotin dhe Njazi Gashin.
LAVDI!” – ka shkruar kryetari Latifi.