Kryetari Latifi përkujtoi dëshmorët e kombit Visar Hotin e Safet Latifin në 25-vjetorin e rënies së tyre

RahovecPostuar: 14:26 / 18.04.2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëveprimtarin dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin, me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë e bashkëqytetarë, në Ratkoc, përkujtuan trimat të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan kundër pushtuesit.

Lidhur me këtë ngjarje, kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar:

“Veprimtaria e Visarit dhe e Safetit është e gjallë, e prekshme dhe jehona e të bëmave të tyre jeton ende në mendjet e zemrat tona.
Visari e Safeti qysh në moshë të re kishin skalitur në mendjen dhe shpirtin e tyre qëllime dhe ideale të larta.
Në misionin e tyre fisnik rrugëtuan ballëlartë dhe pa u hamendur. Ata nuk u zmbrapsën deri më 18 prill, ku edhe ranë heroikisht. Sa herë që i kujtojmë vitet e kthesës së madhe, zhvillimet e rëndësishme që përmbysën pushtimin e gjatë fizik e shpirtëror të popullit tonë, na sfidojnë vlerat e kombit, mundimet e panumërta, gjaku i trimave.
Veprat që na i lanë amanet Safeti e Visari dhe të gjithë dëshmorët e lirisë na mësojnë se si duhet të përballemi me të keqen, pa u ligështuar asnjëherë, se si është e mundshme të shkrijmë fuqinë dhe dijen tonë për ta çuar përpara Kosovën, se si duhet të jemi shembull në veprime, se si nuk duhet të lëshojmë pe dhe as të flemë të qetë, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”
 

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...