Kryetari Latifin inspekton punimet në projektet kapitale

RahovecPostuar: 12:04 / 26.11.2018

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, kanë vizituar disa nga projektet që janë duke u realizuar nëpër vendbanime të ndryshme të komunës.

Projektet të cilat i kanë vizituar janë: Rregullimi i varrezave të dëshmorëve në fshatin Nagac, Ndërtimi i rrugës Krushë e Madhe-Randobravë, Ndërtimi i kanalit të Kullimit në fshatin Xërxë,  Kompleksi i Dëshmorëve në Gradish, Ndërtimi i Tregut të rrushit në Rahovec, Ndërtimi i  Shtegut të Ecjes drejt “Maja e Shkodranit” dhe projektin për Mbjelljen e drunjëve dekorativ në fshatin Drenoc.

/InfoKomuna/

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.