Kryetari Muharremaj nderon dëshmorët dhe martirët në fshatin Sopijë

SuharekëPostuar: 14:09 / 02.04.2024

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sopijë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule pranë lapidarit të atyre që sollën lirinë e vendit. ‘

Homazhe dhe nderime kanë bërë edhe përfaqësues të subjekteve politike, të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve dhe martirëve.

“Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sopijë.” – ka shkruar kryetari Muharremaj.