Kryetari Muharremaj pranon donacion një veturë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”

SuharekëPostuar: 14:53 / 14.02.2024

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot, ka bërë nënshkrimin e marrëveshjes për donacionin në vlerë prej 15 000 euro nga znj.Liridona Makica e lindur dhe e rritur në Cyrih-Zvicër, e cila ka vendosur që këtë donacion t’ia dedikoj Ekipes së terrenit për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”.

Ndër të tjera, kryetari Muharremaj ka shkruar:

“Kjo veturë do të shërbej për shërbime të kësaj ekipe për pacientët paliativ.
Me këtë donacion do të përfitojnë qytetarët e Komunës së Suharekës dhe stafi i kësaj qendre.
Falënderoj Drejtoreshën e Shëndetësisë znj.Besa Kuqi për angazhimin.
Bali Muharremaj”
 

VushtrriKomente: 0 Kryetari Idrizi pritet në takim nga kryetari Hamza 13:59 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Mitrovicës, ku edhe është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.