Kryetari Muhaxheri priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë, Nuno Queirós

PejëPostuar: 14:33 / 07.02.2024

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së për Kosovë, Nuno Queirós.

Në takim është biseduar për ndërtimin e Qendrave për Rehabilitimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, ku në qytetin e Pejës do të ndërtohet një qendër e re më e madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, po ashtu është biseduar për ndërtimin e këtyre qendrave sipas standardeve ndërkombëtare, duke filluar prej pajisjeve e deri te shërbimet, të cilat do të jenë shërbime të integruara për fëmijë, sepse ka raste kur një fëmije nuk i mungon vetëm një aftësi, por disa mungesa të aftësive, prandaj ndërtimi i këtyre qendrave do t'ju mundësojë fëmijëve të kalojnë, prej një dhome në dhomën tjetër gjatë ditës dhe të marrin të gjitha shërbimet për të cilat ata kanë nevojë etj.
 

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...
PrishtinëKomente: 0 Mbillen 3000 fara të drunjve përmes dronit në Kryeqytet 14:07 / 13.05.2024 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se sot kanë bërë mbjelljen e 3000 farave të drunjve me dron, në bazë të iniciativës për ripyllëzim dhe vizionit për hapësira të pastra dhe të...