Kryetari Ramosaj bëri homazhe për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
DeçanPostuar: 14:20 / 17.02.2024
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ditën e pavarësisë e ka vazhduar duke bërë homazhe pranë atyre që na e sollën lirinë.
“Pranë atyre që na sollën lirinë, përulemi me respektin më të madh për sakrificën e tyre, për dëshmorët e martirët e kombit, që falë tyre ne sot gëzojmë Pavarësinë e shtetit tonë.
Lavdi përjetësisht të rënëve për liri!
BR”- tha kryetari Ramosaj.