Kryetari Ramosaj ka pritur në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Francesco Ferrara

DeçanPostuar: 17:50 / 20.02.2024

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot ka pritur në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Francesco Ferrara.

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

“Prita në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Francesco Ferrara, të cilin fillimisht e urova për pozitën e re dhe shpreha mirënjohje për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gatishmërisë në ruajtjen e paqes, harmonisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.
Biseduam për punët aktuale që po zhvillohen në Komunën e Deçanit, situatën e sigurisë së vendit, në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të sigurt për qytetarët.
BR”