Kryetari Ramosaj ka pritur në vizitë Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci

DeçanPostuar: 17:34 / 06.02.2024

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi ka njoftuar se ka pritur sot në vizitë Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

“Pritëm sot në vizitë, Ministrin z. Faton Peci dhe kabinetin e tij, ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në lëminë e bujqësisë e blegtorisë, si dhe vizituam disa nga pikat kyçe të cilat Deçanit i ofrojnë potencial të madh për zhvillim rural e turizëm malor.
Falënderoj Ministrin Peci për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!
BR”
 

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.