Kryetari Totaj ka pritur në takim Komandantin e RC-W të KFOR-it italian, Kolonelin Francesco Ferrara

PrizrenPostuar: 18:20 / 14.03.2024

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka pritur sot në takim për herë të parë, Kolonelin Francesco Ferrara, Komandant i RC-W të KFOR-it italian, me bashkëpunëtorë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:

“Kisha kënaqësinë ta pres sot, për herë të parë, Kolonelin Francesco Ferrara, Komandant i RC-W të KFOR-it italian, me bashkëpunëtorë, me të cilin biseduam për vlerat e Komunës së Prizrenit, trashëgiminë historike e kulturore, bashkëjetesën shembullore të natyrshme si dhe për jetën e pasur kulturore e sportive.
Me këtë rast diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë të Komunës së Prizrenit me institucionet e sigurisë – për ruajtjen e ambientit pozitiv dhe të jetueshëm për të gjithë.”
 

KamenicëKomente: 0 Kryetari Rahimaj: Një super lajm për fermerët kamenicas 09:44 / 15.05.2024 Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Islamic Relief Kosova, do të mbështesë fermerët e Kamenicës me serra dhe motokultivatorë.
IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...