Kryetari Xheladini ka pritur në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

DragashPostuar: 17:34 / 01.12.2023

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me të cilën pati një bisedë lidhur me aktivitetet që kanë për qëllim luftimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe zbatimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë në këtë drejtim.

Pas takimit me Kryetarin Xheladini, Ministren Haxhiu e pritën për vizitë zyrtarja për Barazi Gjinore, gratë asambleiste, si dhe gra e vajza të reja nga Komuna jonë, ku diskutuan për çështje të ndryshme që lidhen me dhunën me bazë gjinore. Ky takim u zhvillua në kuadër të fushatës "16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore" dhe shërbeu si një rast i mirë për adresimin e sfidave dhe mundësive për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.
 

PrishtinëKomente: 0 Sot, parkingjet e hapura në Kryeqytet pa pagesë 11:14 / 09.05.2024 Prishtina Parking, njofton të gjithë qytetarët, se sot me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, të gjitha parkingjet e hapura në Kryeqytet do të jenë pa pagesë.
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.