Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2024
Kuvendi Komunal i Kamenicës, sot ka mbajtur mbledhjen e -II- të rregullt, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e I-të e Kuvendit Komunal.
2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3.Propozim-Vendim për miratim të propozim vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë për “Hydeajet Pireva B.I”, me procedurë të negocimit të ofertës.
4.Propozim-Vendim për Themelimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik Lokal.
5.Propozim-Vendim për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale përmes ankandit publik- Lokal ”Objekti Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”.
6.Propozim-Vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës përmes ankandit publik-Lokal “Objekti Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”.
7.Propozim-Vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për Policinë e Republikës së Kosovës-SPMK Muçivërc.
8. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit bazë Sh.01 Nr.7976.
9. Të ndryshme
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, u propozua që në rend ditë të hyjnë edhe këto pika:
1. Propozim për miratimin e Planit të Punës për vitin 2024 për KKSB-në.
2. Propozim-Vendim për miratimin e Raportit Përfundimtar për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në pemishtën e z.Naim Huruglica.
3. Propozim-Vendim për miratimin e Raportit Përfundimtar për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në pemishtën e znj.Valbona Pireva.
4. Propozim-Vendim për miratimin e Raportit Përfundimtar për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në pemishtën e z.Ardijan Veliu.
Të gjitha pikat, përveç pikës së 7 u miratuan nga asambleistët me shumicë votash.