Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

SkënderajPostuar: 17:38 / 28.03.2024

Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.

Në seancën e sotme janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

- Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga kategoria e rezervave në kategorinë e investimeve kapitale
- Propozim vendimi për themelimin e komisionit komunal për ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve
- Propozim vendimi për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve
- Propozim vendimi për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave
- Propozim vendimi për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave përkitazi me zgjedhjen e këshillave të fshatrave
- Propozim vendimi për miratim të Strategjisë Komunale për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024-2028.

Pas diskutimeve dhe pyetjeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit, si dhe sqarimeve të nevojshme nga kryetari Nura dhe drejtorët respektiv, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.