Kuvendi njëzëri miraton vendimin për mërtimin e sheshit dhe ngritjen shtatores për dëshmorin Gafurr Loku

Hani i ElezitPostuar: 16:09 / 31.01.2019

Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjën e parë të rregullt për vitin 2019, përcjell InfoKomuna.

Kuvendi i Komunës për rendë të dytës shqyrtoi:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Miratimi i propozim vendimi për ndarje e mjeteve financiare për bursa për studentë në komunën e Hanit të Elezit për vitin akademik 2018/2019.
3.Miratimi i planit të punës së komitetit për komunitete për vitin 2019.
4.Miratimi i planit të punës së tri komiteteve konsultative për vitin 2019.
5.Miratimi i planit të punës së këshillit komunal për siguri në bashkësi 2019.
6.Miratimi i planit të punës së këshillave të fshatrave për vitin 2019.
7.Informatë mbi veprimtarit afariste.
8.Miratimi i kërkesës për përcaktimin, emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për dëshmorin Gafurr Loku.
9.Të ndryshme.

Kuvendi lidhur me pikën - Miratimi i kërkesës për përcaktimin, emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për dëshmorin Gafurr Loku, grupet e këshilltarëve komunal u pajtuan njëzëri se për përcaktimin, emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për dëshmorin Gafurr Loku, të mandatohen Shoqatat e Dalura nga lufta e UÇK-së të cilat do të vlerësojnë të gjitha aspektet, e rregullimit të sheshit, shtatorës së Dëshmorit Gafurr Loku dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Hanit të Elezit të projektohen detajet e infrastrukturës së nevojshme për sheshin.

Këshilltarët komunal vendosën që për këtë projekt të planifikohet edhe një dinamikë e arsyeshme e realizimit.

Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i kuvendit Qamush Brava ndërsa nga ekzekutivi prezent ishin kryetari i komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.