Shërbim psiko-social online për qytetarët e Podujevës

PodujevëPostuar: 13:12 / 24.04.2020

Qytetarët e Komunës së Podujevës, duke filluar nga data 25 prill 2020, do të kenë mundësi të bisedojnë-konsultohen me psikologun/en, përmes komunikimit në platformat online.

Grupi i psikologëve vullnetarë, i udhëhequr nga psikologu Dardan Kosumi, e ku janë edhe psikologët Rifat Kosumi dhe Arlinda Kadriu, do të jenë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit.

Komuna e Podujevës ka siguruar hapësirën e duhur për ekipin e psikologëve, i cili do të ofrojë shërbim psiko-social falas për qytetarët çdo ditë, prej orës 14:00 deri në orën 18:00.

Kontakti me grupin e psikologëve mund të vendoset përmes platformave online, Skype, viber

Në skype: psikologu online

Në viber: +38346191121