Largohen 13 deponi ilegale në fshatrat e Skenderajt

SkënderajPostuar: 16:33 / 25.10.2018

Po vazhdon aksioni i pastrimit në gjithë Skenderajn, me mbështetje të kompanive të angazhuara me pajiset e veta motorike dhe me fuqi punëtore, të cilat kanë arrit t’i eliminojnë gjithsej 13 deponi ilegale, duke larguar mbi 290 ton mbeturina inerte dhe mbetje të tjera.

Fshatrat në të cilat janë eliminuar deponitë ilegale janë në Polac, ku janë larguar 1.5 ton mbeturina inerte, Tërnac  – 4 tonë mbeturina, Klinë e Epërme 78 tonë, Kryshec 66.5 tonë, Marinë – 32 tonë, Prekaz i Epërm – 17 tonë dhe Lubovec – 78 tonë mbeturina inerte dhe të tjera.

Kryetari i Komunës Bekim Jashari, ka bërë të ditur se më 2 nëntor do të zhvillojnë aksionin tjetër të pastrimit të komunës së Skenderajt, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.