Lekaj: Rruga Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet në qarkullim në javën që vjen

Postuar: 10:33 / 24.05.2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë që në javën që vjen do të lëshohet në qarkullim rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit.

“Rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit vazhdon ende të jetë e mbyllur. Kam premtuar që shumë shpejtë do të lëshohet në qarkullim, me gjithë se janë duke punuar me tërë intensitetin me dy apo tri ndërrime dhe kështu që jemi duke e bërë maksimumin që ajo rrugë të jetë në qarkullim në javën që vjen”, ka thënë Lekaj.

Javë më parë, ministria e Infrastrukturës kishte nxjerr një vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, deri në një afat të pacaktuar pasi kishe rreziqe nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve. 

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...