Komuna e Lipjanit e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë

LipjanPostuar: 13:54 / 27.02.2024

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë në Komunën e Lipjanit, ka zhvilluar takim pune me përfaqësueset e Agjencisë së Statistikave të Kosovës – ASK, ku është diskutuar rreth përgatitjeve të nevojshme për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, me theks të veçantë në territorin e kësaj komune.

Me këtë rast, nënkryetari Diamant Bytyqi ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e Komunës së Lipjanit për përkrahje të plotë për ASK-në në bashkërendimin e aktiviteteve për zhvillimin sa më të mbarë të këtij projekti i cili do të filloj të realizohet në prill të këtij viti.

Nga ana tjetër përfaqësuesit nga ASK prezantuan aktivitetet që rrjedhin nga plani për Regjistrimin e Popullsisë dhe njoftuan për së afërmi Komisionin Komunal për Regjistrim, lidhur me proceset, përgatitjet dhe zhvillimet e reja rreth këtij procesi.

Ditë më parë është publikuar edhe lista finale me mbikëqyrësit e përzgjedhur, të cilët do të jenë të angazhuar në realizimin e projektit të regjistrimit.

Lista e Mbikëqyrësve:
https://askapi.rks-gov.net/.../5e0e46c2-f899-4f6b-b681...

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave do të zhvillohet nga data 05 Prill deri më 17 Maj 2024 në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë për herë të fundit është realizuar në vitin 2011.