Lirohet hapësira publike në lagjen "Dardania" në kryeqytet

PrishtinëPostuar: 15:30 / 27.05.2020

Komuna e Prishtinës bën të ditur se ka kohë që ky konstruksion metalik në lagjen "Dardania", i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspeksionit.

Sipas zyrtarëve të komunës së Prishtinës, pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim, përcjell InfoKomuna.

Konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim.

"Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/

IstogKomente: 0 Themelohet Asambleja Komunale e Fëmijëve në Istog 16:18 / 13.05.2024 Sot, Komuna e Istogut ka themeluar Asamblenë Komunale të Fëmijëve prej 27 anëtarëve, kjo me iniciativën e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete - Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe në mbështetje nga...