Lladrovci e kryeshefi i KRM “Pastrimi” flasin për menaxhimin e mbeturinave

GllogocPostuar: 15:04 / 23.01.2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kryeshefin e ri të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, Burim Kelmendi me të cilin ka biseduar rreth problemeve dhe projekteve të përbashkëta për menaxhimin e mbeturinave ne Komunën e Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka uruar mandatin e ri të kryeshefit Kelmendi dhe i ka ofruar bashkëpunimin e Komunës e Komunës së Drenasit lidhur me sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Drenas.

Kryeshefi Burim Kelmendi ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka thënë se Kompania “Pastrimi” do të vazhdoj bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për të përmirësuar gjendjen ambientale në Drenas. /InfoKomuna/
 

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.