Lladrovci kërkon angazhim që rezultatet e PISA-së të jenë sa më të mira

GllogocPostuar: 13:54 / 15.01.2018

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar disa institucione arsimore në Drenas.

Lladrovci ka uruar prindërit, arsimtarët dhe nxënësit për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi i Komunës për arsimin do të jetë i vazhdueshëm dhe prioritet i qeverisjes lokale, transmeton InfoKomuna.

Urimi i plotë i Lladrovcit:

"Të gjithë prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve të komunës së Drenasit, ua uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë, me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi ynë për arsimin të jetë i vazhdueshëm dhe do të jetë prioritet i qeverisjes tonë lokale.

Ftoj të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe prindërit, të tregojnë vullnet dhe gatishmëri që rezultatet e testit të PISA-s të jenë sa më të mira.

Testi le të jetë dëshmi e punës dhe përkushtimit tuaj por edhe pasqyrë e punës tonë, angazhimit të gjithanshëm e të përbashkët që duhet të dëshmohet nëpërmjet performancës.

Prindër, mësues, arsimtarë, profesorë e nxënës, gëzuar dhe urime në këtë fillim vit, në mësimdhënie dhe mësim zënie! Gëzuar me fjalën e urtë të Naimit:
Vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerë!"
/InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.