Luksemburgu mbështet Gjilanin në reformën e arsimit dhe aftësimit profesional

GjilanPostuar: 10:58 / 17.12.2018

Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Qeveria e Luksemburgut kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për shkollën e mesme “Mehmet Isai”, ku parashihet investime në kurrikulë, kornizë ligjore, sistem të informacionit, zhvillim i kualifikimeve të reja etj.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe Daniele Passalacqu, këshilltar kryesor i projektit LuxDev “Mbështetje e Performancës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”.

Po ashtu, investimet përfshihen edhe në avancimin e institucioneve të AAP-së, në ofrimin e pajisjeve teknike, zhvillimin e drejtimeve profesionale, aftësimi praktik, asistencë teknike dhe profesionale për përzgjedhjen e stafit të mësimdhënësve, informacionin mbi tregun e punës, zhvillimi i një modeli të qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë të biznesit dhe shtylla të tjera që e bëjnë të veçantë gjatë të ardhmes shkollën “Mehmet Isai”.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetje në reformën e arsimit dhe aftësimit profesional në Komunën e Gjilanit. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...